Bota 150 milionë persona në rrezik/ Studimi: Qytetet bregdetare që do të zhduken...

150 milionë persona në rrezik/ Studimi: Qytetet bregdetare që do të zhduken brenda 2050

Për shkak të ngrohjes globale, rreth 150 milionë njerëz në të gjithë botën janë në rrezik përmbytjeje deri në vitin 2050, sipas një studimit të një organizatë shkencore me seli në Nju Xhersi.

Sipas studimit, niveli i ngritjes së nivelit të detit kërcënon të fshijë disa nga qytetet bregdetare kryesore të botës.

”Jugu i Vietnamit mund të zhduket, përfshirë pjesën më të madhe të qytetit Ho Shi Min. Kryeqyteti Bangkok është në rrezik. Në Shangai, uji kërcënon të përfshijë zemrën e metropolit dhe shumë qyteteve të tjera përreth”, thuhet në studim.

Parashikimet po ashtu theksojnë se një pjesë e madhe e kapitalit financiar të Indisë, Bombei, rrezikon të fshihet.

Në rrezik është edhe trashëgimia kulturore në qytete si Aleksandria, në Egjipt, e cila mund të përfundojë nën ujë.

Por, edhe Basra, qyteti i dytë më i madh në Irak, mund të jetë nën ujë deri në vitin 2050.