Kryesore 17 viktima nga Covid në Shqipëri, ulen lehtë rastet e reja

17 viktima nga Covid në Shqipëri, ulen lehtë rastet e reja

17 qytetarë të tjerë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me koronavirusin. Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të mërkurë se numri më i lartë i viktimave gjatë 24 orëve të fundit u shënua në Durrës.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku”.

Vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve të reja, edhe pse është shënuar një ulje e lehtë nga dita e djeshme.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 705 qytetarë, ku Tirana ka pothuajse gjysmën e infeksioneve ditore.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

386 raste në Tiranë, 43 raste në Gjirokastër, 28 raste në Korçë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Fier, 23 raste në Krujë, 21 raste në Shkodër, 20 raste në Berat, 18 raste në Librazhd, 16 raste në Elbasan, 14 raste në Lushnje, 10 raste në Kuçovë, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Kolonjë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Devoll, Mirditë, Mat, Përmet, Tepelenë, Peqin, Malësi e Madhe, 4 raste në Mallakastër, 3 raste në Lezhë, Has, Delvinë, Gramsh, 2 raste në Dibër, 1 rast në Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.912 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.