Bota 19 foto tronditëse: Australia para dhe pas zjarrit apokaliptik

19 foto tronditëse: Australia para dhe pas zjarrit apokaliptik

Vatrat e zjarrit prej disa muajsh vijojnë të djegin Australinë dhe iu kanë marrë jetën 26 personave dhe miliona kafshëve në kontinent.

Sipërfaqe të mëdha janë shkrumbuar dhe mijëra banorë dhe turistë janë evakuuar nga zonat në rrezik.

Në fotot më poshtë vijnë imazhet e rralla nga vende të ndryshme të Tokës së Kangurëve, para dhe pas zjarrit që “përpiu” gjithçka që gjeti përpara.