Kulturë “1917” triumfon në ndarjen e çmimeve BAFTA. Zgënjim për “Irlandezin” e Scorseses

“1917” triumfon në ndarjen e çmimeve BAFTA. Zgënjim për “Irlandezin” e Scorseses

Sam Mendes, regjisori i filmit "1917"

Akademia britanike e çmimeve për kinematografinë, BAFTA, ndau mbrëmë vlerësimet e saj. Drama me titull “1917”, që tregon një histori gjatë Luftës së Parë Botërore, ishte fituesja e madhe e natës, pasi mori me vete 7 çmime, përfshi regjinë më të mirë për Sam Mendes, figurën më të mirë, filmi më i mirë britanik, miksazhi më i mirë i zërit, produksioni më i mirë dhe çmimin për efektet vizuale.

Por, nuk kaloi pa kritika ndarja e çmimeve britanike kur vjen puna tek nominimi i aktorëve me ngjyrë apo kandidimi i meshkujve. Në lidhje me këtë, Joaquin Phoenix, teksa mori kupën e aktorit më të mirë për rolin e tij në filmin “Joker”, tha se lista e kandidaturave është një mesazh i qartë për aktorët me ngjyrë se nuk janë të mirëpritur në këtë akademi.

Amanda Berry, Presidentja e çmimeve BAFTA reagoi duke shprehur zemërim për keqkuptimin e situatës.

Nuk munguan kritikat as nga Scarlet Johansson, e cila humbi përballë Renne Zellweger për aktoren më të mirë. “Është zhgënjyese kur mendon se gjatë këtij viti pati prodhime shumë të mira që u drejtuan nga femrat”, u tha ajo gazetarëve përsa i takon kandidaturave.

Aktori më i mirë për rol dytësor i shkoi Brad Pitt për rolin në filmin “Once Upon A Time in Hollywood”, i cili edhe pse u nominua në 10 kategori mori me vete vetëm këtë kupë.

Sërish zhgënjim për “The Irishman” e Scorsese, i cili nuk mori asnjë çmim edhe pse ishte kandidat për 10 të tillë.