Kryesore 195 raste të reja dhe katër humbje jete nga Covid

195 raste të reja dhe katër humbje jete nga Covid

Ministria e Shëndetësisë raporton se 4 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Viktimat janë një qytetar nga Korça 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 67 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç, një qytetare nga Fieri 85 vjeçe.

Rastet e reja- Në 24 orët e fundit janë kryer 1400 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 195 qytetarë, në këto bashki: 109 në Tiranë, 9 në Gjirokastër, 8 në Durrës, nga 6 qytetarë në Fier, Divjakë, Sarandë, Berat, nga 5 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Lezhë, Lushnje, nga 3 qytetarë në Vlorë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Kavajë, Himarë, Përmet, nga 1 qytetar në Gramsh, Dimal, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Dropull, Selenicë, Patos, Dibër, Kurbin, Has, Kukës, Malësi e Madhe.

Janë 7065 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Situata në spitale- Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 557 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,784 që nga fillimi i epidemisë.