Aktualitet “2/3 e popullsisë në kufijtë e varfërisë”, Meta: Iniciativë ligjore në Kuvend...

“2/3 e popullsisë në kufijtë e varfërisë”, Meta: Iniciativë ligjore në Kuvend për indeksimin e pagave

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka njoftuar nismën ligjore për indeksimin e pagave me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Edhe nëse kjo nismë do të hidhet poshtë nga Kuvendi, Meta tha se do ta çojnë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese dhe Europiane.

Në një konferencë për mediat, Meta theksoi se që prej vitin 2017 nuk ka pasur asnjë indeksim të pagave ndërsa çmimet vijojnë të rriten. Sipas Metës, 2/3 e popullsisë jetojnë në kufijtë e varfërisë me 5.5 dollarë në ditë.

“Mbi 67% e popullsisë në këtë vend jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, pra me 5.5 dollarë në ditë. 76% e punonjësve jetojnë gjithashtu duke llogaritur mbi ta dhe fëmijët, në kufirin e varfërisë. Që nga viti 2017 ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetues dhe ne menjëherë me sesionin e ri të Kuvendit, do kërkojmë indeksimin e menjëhershëm të tyre dhe nëse nuk do të miratohet do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese dhe europiane. Ky është sadizëm.Të ardhurat mujore neto për invalidë janë 5 dollarë në ditë, për pensione 2.7 dollarë në ditë, pensioni familjar në zonat rurale janë 0 dollarë në ditë. 2/3 e popullsisë jetojnë në kufijtë e varfërisë me 5.5 dollarë në ditë. Kjo është situatë kritike dhe e korrupsionit katastrofik që ka përgjegjës kryesor Ramën”.