Kryesore Dy të vrarë dhe një i plagosur në Laç

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Laç

Mëngjesin e së dielës ka ndërruar jetë autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laç, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, ku mbeti viktimë Bujar Lika (Hasani) 37-vjeçar dhe i plagosur një 21-vjeçar.

P.Gj. 53 vjeç mbeti i plagosur po ashtu në këtë ngjarje dhe u transportua drejt spitalit të Traumës, ku ka humbur jetën.

“Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, në ambientin e jashtëm të një hoteli, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi B.H.,37 vjeç dhe janë plagosur shtetasit P.Gj.,53 vjeç dhe K.T., 21 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë”, njoftoi policia mbrëmjen e djeshme.

Ende mbeten mister shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa policia është duke hetuar.