Extra 20 foto që tregojnë pse Kanadaja është vendi më i bukur në...

20 foto që tregojnë pse Kanadaja është vendi më i bukur në Tokë

Kanadaja është një prej ekonomive më të zhvilluara, një prej vendeve më të pastra dhe, një prej shteteve me standardin më të larte jetësor në botë.

Po ashtu, Kanadaja, shteti i dytë më i madh në botë, është ndër vendet më të preferuara për turistët.

“American Eye” sjell 20 foto pse Kanadaja është vendi më i bukur në Tokë.

1-Kur qeveria e Yukon ju këshillon që të bëni një plan hiking para se të udhëtoni në Parkun Tombstone, atëherë merrni të mirëqenë që jeni në zonë të egër. Ky park, 90 minuta nga Dawson City, është plot maja të thepisura dhe kafshë të egra.

2- Ura e “British Columbia’s Capilano Suspension” është vetëm pak minuta larg qytetit Vankuver. E ndërtuar në vitin 1889, ajo shtrihet 137 metra dhe është 70 metra mbi lumin “Capilano”.

3- Ishulli “Prince Edward”, është provinca më e vogël e Kanadasë dhe fitoi famë botërore falë novelës Anne of Green Gables” të Lucy Maud e botuar më 1908. Më shumë se 100 vite më pas ishulli PEI mbetet i lavdioshëm për plazhet e bukura, ushqimet e freskëta të detit dhe arkitekturës historike.

4- Një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1978, ky park kombëtar në Territorin Veriperëndimor të Kanadasë përbëhet nga kanione të thella të lumenjve që priten nga vargmalet malore, ujëvara të mëdha dhe sistemet komplekse të shpellave.

5- I famshëm për peizazhin natyror, ushqimin e freskët dhe fshatin e peshkimit, Peggy’s Cove në krahinën lindore bregdetare të Nova Scotia është më i njohur për farin e saj historik, i ndërtuar në vitin 1915.

6- Një liqen alpin me ujra të kulluar blu. Liqeni Louise i Alberta-s në Parkun Kombëtar të Banff gjendet në bazën e një grupi majash të mbuluara me akullnajë. Liqeni ofron larjen në verë dhe një shesh patinazhi në natyrë në dimër.

7- Vrojtimi i akullnajave është një aktivitet popullor në provincën e Neëfoundland dhe Labrador. Në një ditë me diell, ju mund t’i shikoni këto akullnajore gjigante 10.000-vjeçare nga shumë pika përgjatë brigjeve veriore dhe lindore të krahinës, duke përfshirë Gadishullin Avalon (në foto).

8- Për një eksperiencë tradicionale të peshkimit në Newfoundland dhe Labrador, drejtohuni në ishullin Fogo. Ky është ishulli më i madh në bregdetin e madh të Newfoundland dhe Labrador dhe është shtëpia e 11 komuniteteve. Në këtë ishull, ishin irlandezët ata që u vendosën të parët që në shekullin e 18-të.

9- Ujëvarat Niagara i referohet tre grupeve të ndryshme ujërave në kufirin midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. Ujëvara Horseshoe (në foto) është më e famshmja.

10- Për një pamje më të bukur të Kanadasë, ju duhet të shkoni në liqenin Ontario.

11- Provinca e Saskatchewan ka më shumë se 100,000 liqene. Liqeni Otter (në foto) është një destinacion i shkëlqyer për peshkim, kamping dhe sigurisht për perëndimin e diellit.

12- “Glacier Skywalk” në Jasper, e cila u hap në 2014, është një vend fantastik për të shikuar pamjet e maleve rrethuese.

13- E vendosur në Montreal, “Notre Dame Basilica” është një kishat më mahnitëse të Kanadasë. E kompletuar në vitin 1891, ajo hyri në Trashëgiminë Kombëtare të Kanadasë në vitin 1989.

14- E vendosur në Nunavu, territori më verior të Kanadasë, Parku Kombëtar përmban male të thyer, akullnaja, fjorde lugina me lumenj.

15- Kanali historik Rideau, një vend që është futur në trashëgiminë e UNESCO-s, është ndërtuar në fillim të shekullit të 19-të, përbëhet nga një zinxhir liqenesh, lumenjsh dhe kanalesh që shtrihen 202 kilometra nga Kingston në Otava.

16- Yukoni, vendi më i largët i Kanadasë dhe një nga vendet më të vogla të tre territoreve federale të Kanadasë, është vendi më i mirë për të parë dritat e veriut, si këtu në Eagle Plains.

17- I themeluar në shekullin e 17, Quebec City është një Qytet i Vjetër i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe shembulli më i mirë i Amerikës Veriore që tregon një qytet të fortifikuar kolonial.

18- Horstman Hut (në foto) në malin Blackcomb Mountain, është një vend i shkëlqyer për ski.

19- Gjiri i Kanadasë i Fundy në Oqeanin Atlantik është shtëpia e baticave më të larta në botë.

20- I njohur si kryeqyteti botëror i ariut polar, Churchill është një nga qytetet e pakta në tokë ku mund takoni ballë për ballë arinjtë e famshëm të bardhë në natyrën e egër.