Kulturë 20 thënie nga Morgan Freeman që do t’iu shërbejnë si leksione jete

20 thënie nga Morgan Freeman që do t’iu shërbejnë si leksione jete

Morgan Freeman është aktor filmash, prodhues dhe rrëfyes i njohur.

Filmi i tij, “Shawshank Redemption”, është renditur nga IMDB si filmi numër një në listën e 250 filmave të të gjitha kohërave.

Ai u bë i njohur veçanërisht për zërin e tij të thellë dhe të ulët, i cili njihet në të gjithë botën.

Rruga drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë për Freeman-in.

Ai ka jetuar në rrugë dhe ka bërë punë të rëndomta para se të bëhej një aktor i suksesshëm.

Si aktor, Morgan Freeman nuk arriti sukses të vertetë deri në të 50-at e tij.

Historia e tij është këmbëngulje dhe besim…

Në vitin 2016, kontributi i Freeman për dekada të tëra në kulturën amerikane u kurorëzua me “Medaljen Kombëtare të Arteve”, dhënë nga ish-Presidenti Barak Obama.

Më poshtë janë 20 thënie të Morgan Freeman që shërbejnë si mësime të vyera për jetën:

1- A do të isha gjithmonë këtu? Jo, unë nuk isha. Unë isha i pastrehë, isha një shofer taksie, shofer kamioni, ose çdo lloj pune që do të më mundësonte një copë buke. Ti kurrë nuk e di se çfarë do të ndodhë.

2- Mënyra më e lehtë për të pasur një humbje të garantuar është të heqësh dorë.

3- Kur të keni zgjedhur diçka, mençuria dhe kujdesi i Zotit do të jenë udhëzuesit tuaj. Për mirë ose keq, fati yt qëndron në atë marrëdhënie.

4- Mund të them se jeta ka qenë bujare me mua. Ka qenë dhe është. Kështu që mendoj se detyra ime është të jem i mirë me jetën. Si mund të jesh i mirë me jetën? Duke e jetuar atë.

6- Përderisa ndihesh si një viktimë, atëherë do të jesh një i tillë.

7- Unë gjithmonë u them fëmijëve te mi se në qoftë se ju tërhiqeni ose dorëzoheni nga diçka, njerëzit do t’ju poshtërojnë. Por nëse vazhdoni të përpiqeni, gjithmonë do të gjendet dikush që do t’ju japë një dorë për t’ju ndihmuar. Gjithmonë. Por ju duhet të mbani ritmin, ju duhet të mbani këmbët tuaja duke lëvizur.

8- Falja çliron shpirtin, largon frikën.

9- Nëse jetoni një jetë të shtirur, jeta juaj nuk vlen asgjë derisa të bëni diçka që sfidon realitetin tuaj.

10 – Mos ndryshoni për hir të të tjerëve. Ndiqni muzën tuaj gjithmonë, gjithmonë.

11– Nëse zgjoheni dhe shihni jashtë që bora ka vajtur deri në gjunjë, ti nuk je i mbushur me zemërim. Është vetëm diçka që duhet ta përballosh dhe ti bësh ballë.

12- Ne, njerëzit jemi më të shqetësuar për atë që kemi se për atë që jemi.

13- Nëse jeta juaj rezulton të jetë e mirë dhe ju keni patur shumë fat në jetë, atëherë bëni të njëjtën gjë për të tjerët.

14- Njëherë dëgjova një njeri të mençur duke thënë se nuk ka njeri të përsosur. Ka vetëm qëllime të përsosura.

15- Nëse dëshiron të shohësh një mrekulli, bëhu ajo.

16- Të mësosh si të jesh i qetë dhe i heshtur, të jesh vërtetë i qetë dhe i heshtur dhe të lësh jetën të ecë – atëherë qetësia dhe heshtja do të bëhet shkëlqim.

17- Si ta ndryshojmë botën? Duke shprehur një akt të rastësishëm të mirësisë në kohë.

18– Kurrë mos lejo krenarinë të jetë motivi juaj drejtues. Lejo që arritjet e tua të flasin për ty.

19- Sfidoje veten, është mënyra e vetme që të bën të zhvillohesh.

20- Shumë shpesh, e dini, ju ndaloni duke ecur sepse ju thoni, ‘Epo, jam i lodhur duke e ngjitur këtë kodër. Kurrë nuk do të arrij në majë’ Dhe ju jeni vetëm dy hapa nga maja e kodrës.