Extra 20 vite punë për një koncept, a është ky jaht e ardhmja...

20 vite punë për një koncept, a është ky jaht e ardhmja e lundrimit mes luksit?

Koncepti i një jahti për të cilin po punohet prej 20 vitesh është cilësuar si modeli që do të ndryshojë përgjithmonë lundrimin luksoz sipas projektuesve të tij.

Superjahti i quajtur “Escalade” do të jetë 25 metra i gjatë dhe ka një formë të veçantë, ku janë përfshirë dizajni i një katamarani me atë të një varke tradicionale, për të krijuar një mjet hibrid, që lejon projektuesin të krijojë të paktën 30% hapësirë më shumë në të njëjtën sipërfaqe.

“Escalade” lundron me një shpejtësi prej 42 nyejsh (77 km/h) dhe falë formës së veçantë të lejon të shijosh pamjen nga jashtë pa vuajtur lëkundjet e dallgëve. Në brendësi, jahti ka një sallon të madh me kuzhinë, me dysheme prej mermeri. Jahti ka 4 dhoma gjumi, një ekran gjigant kinemaje, disa pjesë për të marrë rreze dhe një garazh për një varkë të vogël dhe motorë uji, si dhe një xhakuzi.

Pas përfundimit të dizajnit, kompania Anwigema ka nisur punën për ndërtimin e tij në vitin 2019 dhe ka deklaruar se ai mund të jetë gati për lundrim brenda një viti.