Aktualitet 20-vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, humb jetën një...

20-vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, humb jetën një grua, plagosen 3 të tjerë

Një grua humbi tragjikisht jetën, ndërsa 3 persona të tjerë mbetën të plagosur mbrëmjen e kësaj të diele si pasojë e një aksidenti në Lezhë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00, në aksin rrugor Shkodër -Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”.

Një 20-vjeçare, e identifikuar si Fiona Behri, ishte në timonin e makinës, që përfundoi jashtë rruge pasi humbi kontrollin, në rrethana ende për t’u sqaruar.

Viktimë nga kjo ngjarje mbeti 73-vjeçarja Ikbale Kraja, pasagjere në mjet. Të plagosur mbetën edhe 3 pasagjerët e tjerë. Ata janë prindërit e 20-vjeçares, Artur Behri dhe Ardita Behri, 53 vjeç dhe 43 vjeçe, si dhe motra e saj 19-vjeçare, Olsa Behri.

Ky është aksidenti i tretë që ndodh këtë të diel në rrugët e Shqipërisë. Aksidenti i parë me pasoja fatale u regjistrua rreth orës 14:45, në autostradën Vlorë-Fier. 19-vjeçari Edvin Skëndaj, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”,  aksidentoi këmbësori Besnik Brakaj, rreth 50-vjeç. Ky i fundit ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë aksidenti tjetër ndodhi në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç, Kolonjë. 21-vjeçari Enrik Lamçe duke drejtuar mjetin tip “Benz”, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. Për pasojë mbetën të plagosur 4 pasagjerët e këtij mjeti, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Ersekës dhe të Korçës.

Enrik Lamçe, shoferi i automjetit, pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.