Aktualitet 20-vjeçarja përplas për vdekje një person

20-vjeçarja përplas për vdekje një person

Foto ilustruese

Një burrë gjeti vdekjen në spital, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën në Fushë-Krujë. Viktima, sipas policisë është një 60-vjeçar me iniciale Z. D., i cili u përplas nga një vajzë 20-vjeçare, nga Burreli.

E reja me iniciale A. SH., i jepte makinës pa patentë dhe pasi përplasi 60-vjeçarin u largua nga vendi i ngjarjes. Policia njoftoi arrestimin e saj mëngjesin e kësaj të mërkure.

I aksidentuari ishte dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por pavarësisht ndihmës mjekësore humbi jetën disa orë pas ngjarjes, si pasojë e plagëve të rënda.