Kulturë 2019-ta, viti i babait të pavarësisë, Ismail Qemalit: Do publikohen dokumentet e...

2019-ta, viti i babait të pavarësisë, Ismail Qemalit: Do publikohen dokumentet e panjohura

Akademia e shkencave nis aktivitetet për vitin e Ismal Qemalit.

Historiani Marenglen Verli thotë për Vizion Plus se do të publikohen dokumentet e panjohura për jetën e babait te pavarësisë.

Në kuadër të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Akademia e Shkencave bashkë me Institutin e Studimeve Albanologjike do të mbajë disa aktivitete për të nderuar figurën e babait të pavarësisë.

Akademiku Marenglen Verli sqaroi se do publikohen për herë të parë shumë dokumente italiane dhe austro-hungareze.

Sipas historianit i përkasin vitet 1912-1914 ku dhe roli i Ismail Qemalit ishte qendror.

Akademia e shkencave synon që me shpalljen e 2019-ës si viti i Ismail Qemalit të hedhë më shumë dritë rreth figurës së personazhit më të rëndësishëm të pavarësisë.