Kryesore “2019, vit i NATO-s”. Rama: Mbështes idenë e goditur të Hashim Thaçit

“2019, vit i NATO-s”. Rama: Mbështes idenë e goditur të Hashim Thaçit

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur idenë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të shpallur vitin 2019 si vitin e NATO-s, në kuadër të 20-vjetorit të ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë.

Rama shkruan në një postim në Twitter se ky vit përkon dhe me 10-vjetorin e hyrjes së Shqipërisë në këtë organizatë.

“E përshëndes idenë e goditur të Hashim Thacit për shpalljen e Vitit të NATO-s 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë. Ky vit përkon me 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO. Le ta bëjmë ditën e kufirit “Shengen” në Morinë një moment kulmor të këtij Viti të NATO-s.