Ekonomi 2021, Ballkani telefonata pa roaming!

2021, Ballkani telefonata pa roaming!

Bruksel – Raundi i dytë i negociatave për Marrëveshjen e Re Roaming Rajonal për Ballkanin po afron ditën kur qytetarët e rajonit të flasin pa roaming.

Duke ju drejtuar pjesëmarrësve në takim, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR) Majlinda Bregu theksoi se është në interes të ekonomive, qytetarëve dhe politikanëve që sa më shpejt të jetë e mundur të finalizojë Marrëveshjen Rajonale të Roaming që do të ulë kostot e roaming-t deri në korrik 2019, e “fol si në shtëpi” duke e çuar zero në 2021.“Nëse duam që njerëzit të kuptojnë ndikimin e vërtetë të përpjekjeve tona në promovimin e bashkëpunimit rajonal, le të nënshkruajmë këtë marrëveshje në prill. Kjo është logjika e tregut unik pa kufij të Evropës që u krijua më shumë se 50 vjet më parë dhe kjo duhet të jetë një rezultat i prekshëm i KBR. Fol si në shtëpi do të thotë ndikimi i lidhjeve njerëzore tek njerëzit, në mesin e qytetarëve të rajonit, duke u përpjekur drejt përfitimeve të një qytetari të zakonshëm të BE.

 U deshën 10 vjet që BE të prezantojë zero roaming, prandaj Ballkani duhet të përgëzohet për ambicie dhe guxim për ta përfunduar këtë proces në gati 2.5 vjet. Marrëveshja e re gjithëpërfshirëse e Roamingut jo vetëm që ka një vlerë simbolike shumë të rëndësishme për rajonin, pasi ndjek linjën e harmonizimit me BE-në, vlera e saj qëndron edhe në faktin se ajo gjeneron ndikim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm, përfitime dhe kursime për të gjithë qytetarët e Ballkanit.

Me nënshkrimin e marrëveshjes këtë vit, qytetarët do të qëndrojnë në kontakt kur ata udhëtojnë pa frikën e rritjes së shpenzimeve të udhëtimit. Është llogaritur se kostoja e roamingut ndonjëherë është më shumë sesa vetë shpenzimet për pushime.”

Me Marrëveshjen e Re nuk do të ketë kosto shtesë të roaming për të gjithë përdoruesit fundorë të ekonomive të rajonit që nga korriku i vitit 2021 dhe qytetarët do të paguajnë çmime të rregullta ashtu si përdorimi i këtyre shërbimeve në shtëpi.