Kryesore 207 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID-19

207 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID-19

Pesë pacientë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e kësaj sëmundje. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 59 – 87 vjeç.

Ndërkohë nga 2698 testime që janë kryer në një ditë, kanë rezultuar të infektuar 207 qytetarë, shifra këto që javët e fundit janë në rënien.

Rastet pozitive janë 54 në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 14 raste në Gjirokastër, 10 në Fier, 9 në Korçë, nga 8 raste në Vlorë, Berat, nga 7 raste në Durrës, Elbasan, Gramsh, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Librazhd, nga 3 raste në Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Vau i Dejës, Dibër, Vorë, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.