Kryesore 25 deputetët e opozitës së re që bashkuan votat me PS kundër...

25 deputetët e opozitës së re që bashkuan votat me PS kundër Metës

Janë 25 deputetë të opozitës së re në Parlament që sot bashkuan votat me mazhorancën për të miratuar rezolutën që dënon vendimin e presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Ky votim tregon se dy grupet parlamentare të formuara nga deputetët e hyrë nga listat e PD dhe LSI nuk janë të unifikiuar, të paktën kur bëhet fjalë për vendime të rëndësishme. Rudina Hajdari është kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat dhe nuk mori pjesë në votim, ndërkohë që një pjesë e deputetëve të këtij grupi kanë votuar në favor të rezolutës.

Nimet Musaj, kreu i Grupit Parlamentar të Pavarur, ka votuar gjithashtu pro rezolutës, por disa deputetë të këtij grupi nuk morën pjesë në votim ose u shprehën kundër.

Rezoluta kundër Metës u miratua me 100 vota pro.

Lista me emrat e deputetëve të opozitës që votuan pro rezolutës

Eugen Bojaxhiu

Ediola Braha

Arlind Cacani

Arben Elezi

Kujtim Gjuzi

Majlinda Halilaj

Halil Jakimi

Selami Jenisheri

Ligoraq Karamelo

Korab Lita

Aurora Mara

Ervis Meco

Myslim Murrizi

Nimet Musaj

Ostaq Papa

Andi Permeti

Enver Roshi

Krenar Rryci

Ylli Shehu

Zef Shtjefni

Nikolin Staka

Edmond Stoku

Halit Valteri

Elena Xhina

Alban Zeneli