Sport 25 ditët e Contes: Derbi, Lazio dhe Kupa para Juventusit

25 ditët e Contes: Derbi, Lazio dhe Kupa para Juventusit

Interi ka hyrë në “muajin e zjarrit”. Zikaltrit janë me kokë nga supersfida me Milanin, por edhe nga Lazio, Napoli… Brenda 25 ditësh luhet pothuajse gjithçka: derbi, Kupa, sezoni. Është e qartë se Antonio Conte duhet t’i peshojë më së miri gjërat në këtë periudhë, për të shkuar në situatën më optimale në transfertën me Juventusin, më 1 mars. Trajneri zikaltër duhet të menaxhojë nga tri ndeshje në javë. Një kalendar, që nuk anashkalohet dot.

Nis nga derbi i së dielës në mbrëmje, vazhdon me duelin e ethshëm për kreun ndaj Lazio, pastaj Napoli në Kupën e Italisë, e enjtja e angazhon në “Europa League”… “Gjella” është për t’u gatuar, teksa përbërësit për një darkë të mirë tani janë të gjithë atje, në posedimin e Antonio Conte. Interi është pasuruar, merkatoja e dimrit i ka dhënë trajnerit një skuadër më të kompletuar. Dhe prova ishte në Udine, të dielën në mbrëmje. Në momentin më të vështirë, kur kundërshtari dukej në kontrollin e lojës, Interi arriti të kthehej.

Dhe Conte ishte në gjendje ta shijonte këtë, duke u lumturuar në pankinë. Kthimi i kokës nga lojtarët pas tij, në pankinë, nuk shkakton më dhimbje, por jep garanci për të ndryshuar dhe fituar. Nëse Brozovic, mungesa e të cilit ishte e menaxhueshme për shkak të ardhjeve të reja, dhe Sanchez përfundojnë në stol, kjo do të thotë që energjitë janë të mjaftueshme për të përballuar edhe rotacionin, edhe momentet negative të titullarëve, si në ndeshjen në fjalë.