Aktualitet 25 litra benzinë për të vrarë ish të fejuarën, sa vite burg...

25 litra benzinë për të vrarë ish të fejuarën, sa vite burg rrezikon shqiptari

Prokuroria e Perugia-s në Itali kërkon 16 vite burg për 25-vjeçarin me origjinë shqiptare Hasan Varoshi. Në vitin 2017, i riu tentoi të vriste ish-të fejuarën duke i vënë flakën asaj dhe shtëpisë.

Përveç kësaj, viktima kërkon 250 mijë Euro dëmshpërblim për dëmet e pësuara.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Janar të atij viti në shtëpinë e Alessandra-s, ish të fejuarës së shqiptarit, në Gaifana. Varoshi ndërpreu energjinë elektrike të banesës për të çaktivizuar sistemin e alarmit. Pasi hyri në shtëpi kërcënoi ish të fejuarën dhe e goditi me shkop.

Pastaj derdhi 25 litra benzinë nëpër dhoma, mobilje dhe mbi vajzën e re. Pasi i vuri flakën, Alessandra pësoi djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në fytyrë, duar e këmbë dhe disa plagë në bark.

Shqiptari u vu në pranga pak kohë pas ngjarjes dhe deri më tani është lënë nën masën e sigurisë arrest me burg.