Kryesore 25 raste të reja me Covid, asnjë humbje jete

25 raste të reja me Covid, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 4,063 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 25 qytetarë, në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Has, 3 raste në Shkodër dhe Lezhë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Kurbin, Mirditë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Aktualisht janë 272 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,125 që nga fillimi i epidemisë.