Aktualitet 252 orë dore false dhe 148 çanta “Michael Kors”drejt Shqipërisë, Gjermania bllokon...

252 orë dore false dhe 148 çanta “Michael Kors”drejt Shqipërisë, Gjermania bllokon ngarkesën

Nga zyrtarë doganorë të Aeroportit të Frankfurtit në Gjermani janë konfiskuar 252 orë dore të falsifikuara, me destinacion Shqipërinë.

Përveç orëve, u gjetën gjithashtu edhe 148 çanta kartoni me mbishkrime të falsifikuara të markave të njohura, mes të cilave edhe markën e njohur “Michael Kors”.

Vlera e origjinaleve arrin në rreth 60,500 euro. Ngarkesa kishte ardhur nga Hong Kong-u, ndërsa kishte si destinacion Shqipërinë.

Sipas mediave gjermane, bllokimi i orëve është kryer me 26 mars, por informacioni është shpërndarë në publik një ditë më parë.