Kryesore 286 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid

286 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid

286 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Në total, Ministria e Shëndetësisë thotë se u kryen 2966 testime.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 35 raste në Tiranë, 33 raste në Shkodër, 21 raste në Durrës, Vlorë, 19 raste në Fier, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Elbasan, Lushnje, 9 raste në Krujë, 7 raste ne Lezhë, Kavajë, Berat, 6 raste në Devoll, Pukë, Librazhd, Këlcyrë, 5 raste Malësi e Madhe, 3 raste në Kurbin, Gjirokastër, Sarandë, Fushë -Arrëz, Gramsh, Shijak, Skrapar, Patos, 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Selenicë, Dibër, Rroskovec, Bulqizë, 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mallakastër, Mat, Poliçan, Libohovë”.

Ndërkohë 7 qytetarë nuk mundën ta fitonin betejën me virusin, duke humbur jetën.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qyetetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qyetar nga Elbasani, 1 qyetar nga Librazhdi, të moshave 54 – 71 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 543 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,672 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 237 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.