Aktualitet 29-vjeçari me Covid me hidhet nga kati i tretë i Sanatoriumit

29-vjeçari me Covid me hidhet nga kati i tretë i Sanatoriumit

Një 29-vjeçar i infektuar me Covid-19 i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 minuta të mëngjesit të sotëm dhe sipas policisë shtetasi me inicialet XH.K ka gjetur vdekjen.

Ai ka qenë i shtruar prej disa ditës në ambientet e këtij spitali ku dhe po merrte trajtim mjekësor për koronavirusin.

Pas kësaj ngjarjeje reagoi stafi i spitalit “Shefqet Ndroqi”. Ata i shprehën ngushëllime familjarëve ndërsa njoftuan se viktima trajtohej pre 4 ditësh me terapi mjekësore për shkak të Covid-19.

Administrata e spitalit Covid 2 thotë se arsyet që e çuan të riun të marrë këtë vendim ekstrem po hetohen nga policia. Ata sqarojnë ndër të tjera se gjendja e 29-vjeçarit ishte stabilizuar gjatë ditëve të fundit.