Kryesore 3 qarqet ku temperaturat të dielën do të shkojnë deri në 42...

3 qarqet ku temperaturat të dielën do të shkojnë deri në 42 gradë

E shtuna ka sjellë një rënie të lehtë të temperaturave me 1 ose 2 gradë celcius, por të dielën temperaturat në territorin shqiptar do të shkojnë deri në 42 gradë.

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani u shpreh për Euronews Albania se të dielën temperaturat deri në 42 gradë do të jenë në qarqet si Berati, Gjirokastra dhe Elbasani.

Ndërsa, në qarqet Tiranë dhe Shkodër temperaturat gjatë fundjavës do të shkojnë deri në 39 gradë.

Sakaq, gjithë muaji gusht do të shoqërohet me temperatura të larta, të cilat do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të Mesdheut duke krijuar mundësia për vatra zjarri.

Gjatë këtij muaji nuk do të ketë prezencë të shiut në të gjithë rajonin e Ballkanit.