Kryesore 3 të vdekur brenda ditës nga COVID-19, shkon në 66 numri i...

3 të vdekur brenda ditës nga COVID-19, shkon në 66 numri i viktimave

Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19.

Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID-19 e kanë humbur betejën nga virusi.

Po gjatë ditës së sotme, më herët kanë ndërruar jetë një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana. Rastet e vdekjeve kanë ndodhur 36 në Tiranë, 9 Shkodër, 11 Durrës, 5 Fier, 2 Vlorë, 1 Kukës, 1 Elbasan.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit nga testimi i 269 personave kanë rezultuar pozitivë 45 prej tyre, duke e çuar totalin e të prekurve në 2,580 raste.

Aktualisht në spitale janë shtruar 71 persona, 10 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 2 në gjendje të rëndë me frymëmarrje të drejtuar.

Në total, numri i të shëruarve ka shkuar në 1,516 persona, ku 57 persona kanë lënë spitalin gjatë 24 orëve të fundit.

Prej muajit mars autoritetet kanë kryer 27,303 testime, prej nga ku janë diagnostikuar 2,580 persona me COVID-19, 1,516 prej të cilëve janë shëruar, 65 kanë vdekur dhe 999 mbeten ende mbartës.