Bota 3 tonë heroinë afgane sekuestrohen në Indi

3 tonë heroinë afgane sekuestrohen në Indi

Ndonëse talebanët ishin angazhuar që heroina nuk do të ishte më pjesë e Afganistanit, krejt e kundërta raportohet pas një operacioni të policisë indiane.

Një sasi prej 3 tonelatash heroinë afgane është sekuestruar së fundmi në portin e shtetit Gujarat, e cila nëse do të dilte në treg do të arrinte një shifër prej 2.7 miliardë dollarësh.

Ngarkesa e kishte origjinën nga Afganistani, por më pas ajo ishte ngarkuar në anije nga Irani, për t’u kapur në Mundra të Indisë.

Autoritetet indiane të inteligjencës kishin marrë më herët informacion për sasinë e madhe të herionës që ishte nisur nga porti i Abbas në Iran.

Sipas raportimeve të agjencive të luftës kundër drogës në SHBA, Afganistani prodhon rreth 80% të heroinë për tregun botëror.