Politika 3 vite nga Reforma në Drejtësi, Ruçi: E panegociueshme!

3 vite nga Reforma në Drejtësi, Ruçi: E panegociueshme!

Në 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi është publikuar botimi parlamentar “Reforma ne Sistemin e Drejtësisë”.

Në fjalën e tij gjatë promovimit të këtij botimi, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi është shprehur se kjo Reformë është një moment reflektimi për të gjithë dhe ka vënë theksin se ajo është e panegociueshme dhe e pakthyeshme.

“Dëshiroj të rikonfirmoj qëndrimin tim personal dhe të Kuvendit të Shqipërisë se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe e panegociueshme. Për arsyen e thjeshtë se ajo është e dëshiruar për të gjithë qytetarët dhe se destinacioni europian, fati dhe e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të negociohen. Por ritheksoj se as reforma në drejtësi, as vettingu, as ngritja e institucioneve të reja të sistemit nuk janë qëllim në vetvete. Sfida e vërtetë e reformës është dhënia e drejtësisë dhe barazia reale e shtetasve para ligjit, u shpreh Ruçi.