Politika “30 deputetë s’e lënë mandatin”, kush do jenë ‘dezertorët’ e opozitës?

“30 deputetë s’e lënë mandatin”, kush do jenë ‘dezertorët’ e opozitës?

Nga diskutimi për çështjen më të nxehtë të momentit që është djegia e mandateve të opozitës, deputeti i PS-së, Alket Hyseni dhe ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka thënë në emisionin “Dritare”, se mes deputetëve të opozitës që janë zotuar të lënë mandatin do ketë rrjedhje.

Hyseni tha se do të jenë në total 30 “dezertorë” nga radhët e PD-LSI, ndërsa Klosi theksoi se kryesisht do të jenë individë që e dinë se nuk zgjidhen më në këtë post.

DEBATI:

Alket Hyseni: Këtu do jemi, mbi 30 veta nuk do ta pranoni vendimin e liderit. I vetmi person që duhet të jepte dorëheqjen është kryetari juaj.

Fatos Klosi: Është hera e parë që e dëgjoj. Kam bindjen se asnjëri nga deputetët nuk janë për popullin, por për karrierën e tyre. Në opozitë ka shumë njerëz që mendojnë që nuk zgjidhen më. Ata nuk e lënë mandatin. Do dalin shumë firo rrugës.

Spartak Ngjela: Kjo është qesharake për gjithë botën nuk ka ndodhur asnjëherë

Anila Basha: Pse nuk bëni mocion mosbesimi ndaj kryeministrit?

Ervin Salianji: Moj zonjë por aty në atë Parlament s’ka njerëz politikë. Ata janë njerëz që ngrenë vetëm dorën. Janë deputetë liste.

Alket Hyseni: Unë mendoj që opozita i duhet këtij vendi, kanë në radhët e tyre disa njerëz me vlera. Unë them që s’ka djegie mandati.