Sport 30 mjekë e infermierë në Itali, Arrigo Sacchi: I befasuar nga humanizmi...

30 mjekë e infermierë në Itali, Arrigo Sacchi: I befasuar nga humanizmi shqiptar

Ish-trajneri i Kombëtares italiane, Arrigo Sacchi është një tjetër mes emrave të personaliteteve nga Italia që vlerëson vendimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar në situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Ish-kreu i pankinës së Milanit falenderoi Edi Ramën për ndihmën e krijuar dhe tha se është dakord me shprehjen e tij se “Europa dhe Italia duhet të jenë si Milani i Sacchi-t”

Gjatë një bisede telefonike me agjencinë e lajmeve Ansa, Sacchi u shpreh se ka mbetur pa fjalë nga humanizmi i treguar nga kryeministri shqiptar.