Kryesore 30-vjetori i FRESSH, Rama ironizon protestën në PD: Dukeshin sikur kishin ardhur...

30-vjetori i FRESSH, Rama ironizon protestën në PD: Dukeshin sikur kishin ardhur nga Mesjeta

Kryeministri Edi Rama në 30-vjetorin e FRESSH ka folur për situatën në Partinë Demokratike duke komentuar protestën e 8 Janarit.

Sipas Ramës atë ditë PD u kthyer në një ‘reality show’ dhe tha se politikanët që morën pjesë në atë ngjarje dukeshin se kishin ardhur nga Mesjeta.

“Ato që pamë në 8 Janar as 1 kilometër nga këtu, në oborrin e një partie që u kthyer në një ‘reality show’, me politikanë real, por të kthyer andej nga mesjeta dhe me selinë e kthyer në kështjellë. Disa kërkonin për ta marrë dhe disa luftonin për të mos e lëshuar”, tha ai.

Edhe pse tha se me anë të politikës bëhen shumë të këqija, Rama sërish u shpreh politika është i vetmi mjet për të sjell të mira.

“Politika mbetet e patjetërsueshme për bashkëjetesën mes njerëzve, për paqen dhe për sigurinë. Natyrisht të flasësh sot për anën e mirë të politikës dhe të thuash që nuk është një gjë e keqe rrezikon q të shihesh si predikues në shkretëtirë, apo dhe me keq si provokator. Ose më thjesht si një politikanë i pacipë që i thur lavde një kufome”, shtoi ai.