Aktualitet 31-vjeçari nga Tirana thyen xhamin e një banke, shkatërron 2 makina dhe...

31-vjeçari nga Tirana thyen xhamin e një banke, shkatërron 2 makina dhe godet një person

Një incident i rëndë është shënuar në rrugën e “Dibrës” në Tiranë ku një 31-vjeçar ka dalë jashtë kontrollit duke thyer xhamat e një banke, xhamat e dy makinave dhe ka goditur në kokë një person.

Policia bën me dije se më datë, 15.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Altin Q., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi rreth orës 18 :30, në rrugën e “Dibrës”, për motive të dobëta, ka dëmtuar xhamin e jashtëm të një banke dhe xhamat e mjeteve tip “Toyota” e “Ford”, prona të shtetasve A. K. dhe P. Sh., vjeç 36 e 46, si dhe ka goditur me grushte duke i shkaktuar dëmtime në kokë, jashtë rrezikut për jetën shtetasin P.Sh.