Aktualitet 31-vjeçarja në Korçë braktis 4 fëmijët e mitur, largohet nga banesa në...

31-vjeçarja në Korçë braktis 4 fëmijët e mitur, largohet nga banesa në drejtim të paditur

Një 31-vjeçare në Korçë ka braktisur 4 fëmijët e saj dhe është larguar nga banesa prej 3 ditësh në drejtim të paditur.

Policia bën të ditur se referoi materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen A. F., 31 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Ndërkohë vijon puna për gjetjen e saj dhe zbardhjen e rrethanave të largimit të saj nga banesa.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen A. F., 31 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi është larguar nga banesa prej 3 ditësh dhe ka braktisur 4 fëmijët e saj të mitur. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.