Kuriozitete 33 kuriozitete për Çikagon, “qytetin e erës”

33 kuriozitete për Çikagon, “qytetin e erës”

Çikago është qyteti i tretë më i populluar në SHBA, pas Nju Jorkut dhe Los Anxhelosit, ai është një pikë turistike me shumë kuriozitete tërheqëse, që vizitohet nga 35 milionë turistë çdo vit.

Këtu kemi disa nga të veçantat dhe kuriozitete të këtij qyteti që mbase nuk i dinit:

1- Pikturimi me spraj u shpik në Çikago në vitin 1949.

2- Lumi Çikago është i vetmi lumë në botë që rrjedh mbrapsht (pas një ndërhyrje inxhinierike).

3- Çikago është vendi ku ndodhet parku zoologjik “Linkoln”; një nga kopshtet zoologjike të pakta në botë ku mund të hysh falas.

4- Instituti i Artit të Çikagos ka koleksionin më të madh të pikturave impresioniste, duke përjashtuar muzeun e Luvrit në Paris.

5- Banka e parë botërore e gjakut në Shtetet e Bashkuara u krijua në Çikago në vitin 1937.

6- Çikago ka rrugën më të gjatë të vazhdueshme në botë që shtrihet për plot 23.5 milje.

7- Çikago organizon festivalin më të madh të ushqimit në ambientet e jashtme, i cili titullohet “Shija e Çikagos”.

8- Rreth 35 milionë vizitorë fluturojnë drejt Çikagos çdo vit.

9- Biblioteka Publike e Çikagos është krijuar nga hiri i zjarrit të madh të Chiagos në vitin 1873.

10- Çikago është vendi i lindjes së telenovelave.

11- Selia e parë e revistës “Playboy” është hapur në Çikago. Publikimi i revistës filloi po nga ky vend në vitin 1953.

12- Zinxhiri u shpik në Çikago në vitin 1851.

13- Keku i famshëm amerikan Twinkie, u shpik në Çikago në vitin 1930.

14- Jane Addams, banore e qytetit të Çikagos, ishte gruaja e parë amerikane që fitoi çmimin “Nobel” për paqen në vitin 1931.

15- Qyteti Gotham nga filmi “Batman” është bazuar gjerësisht te Çikago.

16- Televizioni i parë me ngjyra debutoi në Çikago në vitin 1956.

17- Fshesa me korrent u shpik në Çikago në vitin 1868.

18- Pica e trashë u shpik në këtë qytet.

19- Nga kulla Willis që gjendet në Çikago mund të duken pesë shtete: Indiana, Ilinois, Miçigani dhe Uiskonsin.

20- Debati i parë televiziv presidencial në SHBA u transmetua nga studiot e CBS-së në Çikago, më 26 shtator 1960, debat që u bë midis Xhon Kenedit dhe Riçard Niksonit.

21- Pabst Blue Ribbon birrë (PBR) u prezantua për herë të parë gjatë Ekspozitës Kolumbiane të vitit 1893, i njohur edhe si Panairi i Botës 1893, i cili u mbajt në Çikago.

22- Në vitin 1885, në Çikago u ndërtua qiellgërvishtësi i parë i cili ishte fillimisht 9-katësh.

23- Katër yjet e flamurit të Çikagos përfaqësojnë fortesën Dearborn, zjarrin e Çikagos, panairin e Çikagos dhe panairin e zhvillimit të shekullit.

24- Kafsha e parë e blerë prej kopshtit zoologjik “Linkoln” ishte një këlysh ariu, i blerë për 10 dollarë në vitin 1874.

25- Në vitin 1895, gara e parë amerikane me automobila u mbajt në Çikago.

26- Ndeshja më e gjatë e bejsbollit për Ligën Madhore u luajt në Çikago.

27- Ndërtesa Wrigley është zyra e parë në botë që kishte ajër të kondicionuar.

28- Shpikësi nga Çikago, Martin Kuper (Cooper), shpiku celularin e parë.

29- Grupi i parë për të drejtat homoseksuale u krijua në Çikago në vitin 1924.

30- Operacioni i parë për zemrën në SHBA u krye në Çikago në vitin 1893.

31- Route historike 66 filloi në Çikago.

32- Walt Disney ka lindur në Çikago.

33- Restoranti i parë francez i McDonald’s, në pronësi të Ray Kroc, u hap në periferi të Çikagos të Des Plaines në vitin 1955.