Kryesore 4-0, Liverpool “shemb” Barcelonën!

4-0, Liverpool “shemb” Barcelonën!

Pak kush do ta kishte menduar se pas humbjes 4-0 në “Camp Nou”, Liverpooli do të gjente forca të reagonte ndaj Barcelonës në “Anfield”.

Por pavarësisht edhe mungesës së Salah, por me Shaqirin në fushën e lojës, Liverpool është duke fituar 4-0 në ndeshjen e kthimit.

Goli i parë u shënua nga Origi që me nisjen e ndeshjes, ndërsa Ëijnaldum ishte autor i dy golave brenda dy minutave në pjesën e dytë. Goli i dytë u shënua pas një krosimi perfekt të Xherdan Shaqirit.

Ndërkohë, Origi shënoi edhe golin e katërt në minutën e 79. Aktualisht janë duke u luajtur minutat e fundit të ndeshjes.