Kryesore 4 deputetët e LSI betohen në Parlament. Edhe katër të tjerë në...

4 deputetët e LSI betohen në Parlament. Edhe katër të tjerë në pritje

Katër deputetët e rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, bënë betimin në Kuvend për marrjen e detyrës, teksa opozita e bashkuar proteston para Parlamentit.

Ditën e hënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu dha mandatin e deputetit, Ylli Shehu, Aurora Mara, Edmond Rrushit dhe Enver Roshit.

Me betimin e 4 deputetëve të rinj, Parlamenti shkon në kuotën e 86 deputetëve.

Ndërkohë, edhe katër kandidatë të tjerë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, pasi kërkojnë të marrin mandatin e deputetit.

Mësohet se sot kanë dorëzuar formularin Elda Hoti kandidate në Lezhë dhe Ediola Pashaj në Gjirokastër, të dy nga radhët e LSI.

Gjithashtu kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit edhe dy kandidatë nga PD, konkretisht Majlinda Halilaj në listën e Tiranës dhe Ligoraq Karamelo, në listën e PD në Korçë.