Aktualitet 4 fëmijë të prekur me koronavirus në Shqipëri

4 fëmijë të prekur me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të enjte se të prekur nga koronavirusi në vendin tonë rezultojnë edhe 4 fëmijë. Të miturit nuk kanë shenja klinike dhe fatmirësisht gëzojnë shëndet të mirë.

”Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, tha në një dalje për mediat, Eugena Tomini.

Specialistja e ISHP njoftoi se në total numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 174.

Deri më tani janë testuar 1,144 qytetarë, ndërsa harta e të prekurve vijon të zgjerohet duke u shpërndarë në 15 qytete. Koronavirusi i ka marrë jetën 6 personave, ndërsa të shtruar në shërbimin infektiv janë 73 persona, prej të cilëve 3 ndodhen në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.