Extra 4 fëmijët e birësuar të Madonnës bashkë në një foto

4 fëmijët e birësuar të Madonnës bashkë në një foto

Pak javë më parë Madonna birësoi dy vajza binjake nga Malawi Esther dhe Stella, duke e çuar në 4 numrin e fëmijëve të adoptuar. Mirëpo, për herë të parë ajo ka postuar një foto në Instagram, ku tregon 4 fëmijët e birësuar.

Krahas binjakeve në foto janë edhe dy fëmijët e tjerë të saj Mercy dhe David, të dy 11 vjeç.

Në foto mungonin fëmijët biologjikë të këngëtares, Lourdes 20 vjeçe dhe Rocco 16 vjeç.