Extra 4 hapa për të krijuar një kulturë që gjeneron ide inovative

4 hapa për të krijuar një kulturë që gjeneron ide inovative

Pavarësisht se çfarë biznesi keni, ju do ta keni shumë të nevojshme të krijoni një kulturë kompanie e cila të gjenerojnë gjithmonë ide të reja dhe mbi të gjitha inovative.

Kur unë u bëra drejtor i kompanisë Nokia në maj të vitit 2012, kompania po kalonte një prej periudhave të saj më të këqija, shprehet Risto Siilasmaa. Katër vite pasi Apple hodhi në treg iPhone-in dhe Google sistemin e tij Android, Nokia humbi rreth 90 për qind të vlerës së saj. Media jo vetëm që po spekulonte se kjo kompani do të falimentonte por madje po caktonte edhe datën se kur një gjë e tillë do të ndodhte. Ne na duhet të gjenim patjetër një zgjidhje, përndryshe falimetimi do të ishte i sigurtë, shprehet Z. Siilasmaa.

Nëse kompania juaj po kalon një periudhë të vështirë dhe juve ju duhet patjetër që të gjeni një mënyrë që ajo ta kalojë një situatë të tillë, atëherë ju do ta keni të domosdoshme krijimin e një kulture në kompaninë tuaj tek e cila të mund të mbështeteni sa herë të keni nevojë për ide të reja dhe mbi të gjitha inovative. Ja së cilët janë katër hapat që mund t’ju ndihmojnë në këtë drejtim:

1. Duhet të jeni shembull për të tjerët

Një prej mënyrave më të mira, ndoshta më e mira për të krijuar një kulturë kompanie është që lideri i saj të jetë një shembull për t’u ndjekur nga gjithë të tjerët.

2. Paranojak optimist

Ndoshta do t’ju tingëllojë pak e çudtishme por të qenët paranojak do t’ju ndihmojë që të jeni edhe optimist. Si mund të ndodhë një gjë e tillë? Duke qenë se ju jeni paranojak, ju do të keni tendencë të shikoni gjithmonë anën më të keqe të një situate. Por duke evidentuar anët më të këqija të një situate ju njëkohësisht filloni edhe të mendoni për zgjidhjet më të mira për t’i shmangur ato. Duke menduar për mënyrat sesi t’i shmangni anët negative të një situate, ju rrisni mundësitë për t’i bërë gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe kur lideri është optimist, atëherë edhe stafi i tij nuk ka sesi të jetë ndryshe.

3. Mendoni për alternativa të ndryshme 

Kjo pikë ka lidhje me atë të mësipërmen. Nëse ju jeni një paranojak optimist atëherë do të mendoni për alternativa të shumta për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme për problemin tuaj. Të pasurit e shumë alternativave gjithmonë çon në zgjedhjen e më të mirës prej tyre.

4. Mbështeteni dhe inkurajojeni stafin tuaj

Ju do të keni alternativa të shumta për zgjidhjen e një problemi vetëm atëherë kur ju do ta inkurajoni stafin tuaj dhe do t’i krijoni atij mbështetjen që të shprehë të gjitha idetë e tij dhe mbi të gjitha të mos ketë frikë nëse ndonjëra prej tyre nuk është ajo e duhura.