Kryesore 4 raste të reja me Covid-19, mes tyre 1 grua shtatzënë

4 raste të reja me Covid-19, mes tyre 1 grua shtatzënë

Katër raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar këtë të mërkurë në vendin tonë.

Bëhet fjalë për dy raste në Berat dhe dy raste në Tiranë. Kjo është e treta ditë radhazi që rastet e reja janë në të njëjtin numër.

Mes të infektuarve të rinj është edhe një grua shtatzënë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 880.

Mes të infektuarve të rinj është edhe një grua shtatzënë.

Situata epidemiologjike në vendin tonë është e qëndrueshme sipas ekspertëve, pasi prej shumë ditësh numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë se ai i rasteve aktive.

Fatkeqësisht betejën me sëmundjen e kanë humbur 31 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që me lehtësimin e masave të respektohen masat e distancimit social dhe higjienës personale.