Extra 4 ushqime shumë më të dëmshme se cigarja

4 ushqime shumë më të dëmshme se cigarja

Një dietë jo e balancuar është duke vrarë për çdo ditë, shumë më shumë njerëz se duhanpirja. Studime të vazhdueshme kanë vënë re se mungesa e disa lëndëve ushqyese, ashtu si edhe teprica e tyre ndikojnë negativisht në trupin e njeriut.

Buka e bardhë është një tjetër produkt, të cilit i mungojnë vlerat ushqyesedhe fibrat. Këto të fundit ju ndihmojnë ta mbani peshën nën kontroll, të kujdeseni për presionin e gjakut si dhe të ulni rrezikshmërinë ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.
Sushi në vetvete nuk është i dëmshëm. Problemi qëndron te përbërësit e tij të ndryshëm, përfshirë majonezë, djathë krem, salca ose produkte të tjera të diskutueshme. Për të shmangur probleme të tilla, qoftë me peshën, kolesterolin apo zemrën përpiquni të konsumoni rrotulla të thjeshta salmoni.
Disa copëza granola, që s’është gjë tjetër veçse tërshërë e petëzuar, shoqëruar me sheqer kaf/mjaltë dhe ftuta të thata. Ndonëse një vakt i tillë do të përfshijë konsiderueshëm lëndë ushqyese, duhet të merrni në konsideratë edhe sheqerin e tepërt.
Lëngjet e frutave- Ndonëse frutat janë tepër të rëndësishme për mirëfunksionimin e trupit tonë, në momentin kur ju i shtrydhni e privoni veten nga fibrat e tyre, që siç ju thamë edhe më parë janë jetike. Konsumimi me tepricë i tyre nuk është aspak i këshillueshëm, pasi lëngjet e freskëta të disa ftutave kanë njësoj sheqer sa një Coca-Cola.