Sport 40 milionë euro për Strakoshën, portierin shqiptar e kërkojnë në Londër

40 milionë euro për Strakoshën, portierin shqiptar e kërkojnë në Londër

Thomas Strakosha është një ndër portierët më të mirë të Serisë A në këto dy sezonet e fundit.

Gardiani i portës shqiptare, bën paraqitje shumë të mira dhe ka tërhequr jo pak vëmendjen e klubeve të mëdha.

Sipas asaj që raportohet nga “Il Messagero”, flitet se Totenhemi ka gati një ofertë për Strakoshën, ndryshe nga ajo që Liverpuli ka bërë verën e shkuar. Flitet se skuadra e Londrës ka gati 40 milionë euro për Lacion dhe presidenti Lotito është i destinuar ta pranojë këtë ofertë.

Kujtojmë që Liverpuli në merkaton e verës së shkuar ofroi 30 milionë euro, por u refuzua nga klubi i kryeqytetit italian.

Totenhemi do të zëvendësoj Lorisin, i cili është 32-vjeç dhe duket se nuk ka më shumë vite të tjera në nivele të larta. Në Londër duan që të kenë një portier të ri dhe me perspektivë që do të jetë gati të marrë stafetën nga kampioni i botës.