Kryesore 42 raste të reja dhe 3 të vdekur nga Covid në 24...

42 raste të reja dhe 3 të vdekur nga Covid në 24 orët e fundit

Tre pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e sëmundjes së koronavirusit Covid-19. Viktimat janë 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Lushnja dhe 1 qytetar nga Berati, të moshave 65-80 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2707 testime dhe kanë rezultuar të infektuar 42 qytetarë.

9 raste janë konfirmuar në Tiranë, 4 raste në Devoll, Pogradec, 3 raste në Korçë, Lushnje, 2 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Fier, Elbasan, Kukës, Kavajë, Mirditë, Berat, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1011 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 120,072 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.