Extra “45 ligjet e pushtetit”: Si të bëheni një lider

“45 ligjet e pushtetit”: Si të bëheni një lider

Dikush tërhiqet shumë nga pushteti, por pasi e ka arritur, e humb për ndonjë gabim të pafalshëm.

Të tjerë, në rrugën drejt pushtetit, e shtyjnë veten përtej mundësive të tyre. Ose mbeten shumë mbrapa, pasi guxojnë shumë pak.

Robert Greene, autor i “45 ligjet e pushtetit” ka përpiluar një listë të gjatë për femrat dhe meshkujt në BusinessInsider.

Këta rregulla janë bashkuar nga disa prej njerëzve më të fuqishëm në histori:

1 – Mos lër kurrë në hije mësuesin tënd.

2 – Mos u jep kurrë shumë besim miqve, dhe mësoni të përdorni armiqtë.

3 – Fshihni qëllimet tuaja.

4 – Thoni gjithnjë më pak nga sa është e nevojshme.

5 – Reputacioni ka të bëjë shumë: mbrojeni me jetë.

6 – Fitoni vëmendjen e të gjithëve me çdo kusht.

7 – Merrni nga të tjerët atë që duhet të jetë juaja, dhe merrni meritat.

8 – Sigurohuni që të jenë të tjerët që vijnë tek ju, dhe përdorini nëse është e nevojshme.

9 – Fitoni me vepra, jo me fjalë.

10 – Qëndroni larg të palumturve dhe atyre pa fat.

11 – Bëni që njerëzit të varen nga ju.

12 – Përdorni ndershmëri dhe bujari për të çarmatosur viktimën tuaj

13 – Kur kërkoni ndihmë, ngjallni interes te populli, jo mëshirën e tyre.

14 – Silluni si mik, punoni si spiun.

15 – Shkatërrojeni armikun aq keq, sa që mos të ketë mundësi të ringrihet.

16 – Përpiquni “të zhdukeni” për të përmirësuar respektin dhe nderin.

17 – Kultivoni terror tek të tjerët, të jeni të paparashikueshëm.

18 – Mos ndërtoni fortesa për t’u mbrojtur, të izolohesh është e rrezikshme.

19 – Studioni personat me të cilët keni të bëni, mos ofendoni kurrë personin e gabuar .

20 – Mbroni pavarësinë tuaj.

21 – Bëjini njerëzit të besojnë se janë më inteligjentë se ty.

22 – Transformoni dobësitë në forcë.

23 – Përqendroni forcat tuaja, mos u hallakatni shumë.

24 – Rikrijoni imagjinatën tuaj.

25 – Duar të pastra për të qenë gjithnjë të besueshëm.

26 – Luani me nevojat e njerëzve për të krijuar vazhdimësi.

27 – Të gjithë admirojnë të guximshmit, asnjë nuk i nderon të turpshmit.

28 – Planifikoni të gjithë rrugën deri në fund.

29 – Bëji të tjerët të besojnë se janë ata që zgjedhin.

30 – Sigurohuni që veprimet tuaja të duken te natyrshme, jo të duken si përpjekje e forte.

31 – Luani me fantazitë e njerëzve, mësoni t’i shfrytëzoni.

32 – Gjeni dobësitë dhe emocionet private të njerëzve për t’i përdorur në favorin tuaj.

33 – Silluni si mbret për t’u trajtuar si të tillë.

34 – Zotëroni artin e kohës për të menaxhuar ankthin dhe për të treguar siguri.

35 – Krijoni shfaqje mahnitëse për të pasur një atmosferë të mirë rreth vetes

36 – Mendoni si të doni, por kini besim vetëm tek disa persona.

37 – Menaxhoni emocionin dhe zemërimin për të çmendur armiqtë tuaj.

38 – Refuzoni vaktin e ofruar, më mirë të mos keni borxhe të lëna pezull.

39 – Ajo që ndodh më parë duket gjithnjë më e mirë dhe më origjinale se ajo që vjen më pas.

40 – Godit bariun për të shpërndarë delet e tij.

41 – Punoni për të fituar zemrat dhe mendjet e të tjerëve.

42 – Lutuni për nevojën për ndryshim.

43- Kurrë mos u dukni si të përsosur.

44 – Mos shkoni përtej qëllimit të fitores, mësohuni të ndaleni përpara se të bëni armiq të rinj.

45 – Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është të jeni fluidë si uji, pa formë.