Kryesore 49 raste të reja dhe një humbje jete nga Covid

49 raste të reja dhe një humbje jete nga Covid

Në 24 orët e fundit janë kryer 2,964 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 49 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Shkodër, Devoll, Elbasan, 3 raste në Korçë, 2 raste në Vlorë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Lushnje, Berat, Kolonjë, Finiq, Pustec.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me Covid-19 nuk e ka fituar një qytetar, 71 vjeç, nga Berati.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 983 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 122,105 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 84 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.