Aktualitet 5 ditë karantinë për udhëtarët shqiptarë drejt Italisë

5 ditë karantinë për udhëtarët shqiptarë drejt Italisë

Të gjithë ata shqiptarë që udhëtojnë drejt Italisë, duhet të karantinohen në shtetin fqinj 5 ditë, deklaroi ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Sipas rregullores, ata udhëtarë që nuk janë pjesë e BE, por janë në listën e vendeve që nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë nga COVID ku është edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të respektojnë mini-karantinën 5 ditë.

Deri më tani ishte në fuqi karantinimi 10 ditor. Shqiptarët që udhëtojnë drejt Italisë janë të detyruar të kenë me vete një tampon negativ për COVID-19 të kryer të paktën 48 orë para hyrjes në shtetin fqinj ose një dëshmi se janë vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave, sikundër Pfizer apo Aztrazeneca.