Kryesore 5 orë debat në Francë për azilkërkuesit: Paradoksi që vjen nga Shqipëria

5 orë debat në Francë për azilkërkuesit: Paradoksi që vjen nga Shqipëria

Parlamenti francez ka zhvilluar këtë të hënë një debat në lidhje me emigracionin dhe me numrin e madh të azilkërkuesve. Në seancën që ka zgjatur rreth 5 orë, kryeministri i Francës, Edouard Philippe, është shprehur se Shqipëria është vendi i tretë për numrin e lartë të azilkërkuesve.

Sipas tij, vendi jonë renditet pas Afganistanit dhe Gjeorgjisë. Në të njëjtën kohë, sipas kryeministrit francez ky fakt është edhe paradoks, pasi Shqipëria konsiderohet vend i sigurt.

“Numër i madh azilkërkuesish nga Shqipëria, e cila aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Paradoks që vijnë aq shumë kërkesa për azil nga Shqipëria, e cila konsiderohet vend i sigurt”, është shprehur Philippe.