Politika “5 Qershori”, PPE: Ndryshimet e njëanshme shkojnë kundër hapjes së negociatave

“5 Qershori”, PPE: Ndryshimet e njëanshme shkojnë kundër hapjes së negociatave

Partia Popullore Europiane bën thirrje që të respektohet marrëveshja e arritur më 5 Qershor mes palëve për reformën zgjedhore. Përmes një deklarate, thuhet se marrëveshja u arrit në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht.

Çdo ndryshim i njëanshëm sipas PPE-së është kundër rekomandimeve të ODIHR-it dhe Këshillit të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

“PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë për integrimin europian duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor. Marrëveshja e 5 Qershorit për reformën zgjedhore që u aprovua dhe u mbështet ndërkombëtarisht duhet që të implementohet siç u ra dakord. Ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të ODIHR dhe vendimit të Këshillit të BE-së për hapen e negociatave për anëtarësim. PPE-ja nxit autoritetet që të përmbahen nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe të respektojnë marrëveshjen konsensuale për të cilën ranë dakord”, thuhet në deklaratë.