Kryesore 5 të vdekur dhe 672 raste të reja me COVID-19

5 të vdekur dhe 672 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit pas 4050 testimeve të kryera kanë rezultuar me Covid 672 qytetarë.

Mësohet se rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 293 qytetarë në Tiranë, 55 në Fier, 33 në Durrës, 29 në Berat, 28 në Sarandë, 26 në Elbasan, 24 në Shkodër, 23 në Kamëz, Vlorë, 13 në Krujë, 9 në Pogradec, 8 në Lezhë, Lushnje, Korçë, 7 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Patos, Tepelenë, Gramsh, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Rroskovec, Mallakastër, Himarë, Përmet, Dimal, 3 në Tropojë, në Kukës, Libohovë, Kuçovë, Cërrik, 2 në Mirditë, Kurbin, Delvinë, Devoll, Kolonjë, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Vorë, Dibër, Divjakë, Skarpar, Poliçan, Peqin.

Po ashtu bëhet me dije se në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me Covid dhe 5 qytetarë. Viktimat janë: një qytetar 55 vjeç nga Vlora, një qytetar 59 vjeç nga Shkodra, tre qytetar nga Tirana 58, 59 dhe 93 vjeç.

Në të gjithë vendin janë 7,431 pacientë aktivë me Covid, ndërsa betejën me virusin e kanë fituar dhe 494 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,958 që nga fillimi i epidemisë.