Kryesore 5 viktima dhe 849 raste të reja me Covid

5 viktima dhe 849 raste të reja me Covid

5 jetë të tjera të humbura nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dy qytetarë ishin nga Tirana 59 dhe 64 vjeç, një nga Laçi 79 vjeç, një qytetare nga Lezha 84 vjeç, një nga Durrësi 89 vjeç.

Nga 4,769 testime të kryera, janë identifikuar si të infektuar me Covid-19, 849 qytetarë.

Shumica në Tiranë me 273 raste, 54 në Shkodër, 53 në Vlorë, 46 në Durrës, 40 në Kavajë, 39 në Elbasan, 36 në Lushnje, 30 në Fier, por shtrirja është në të gjithë vendin.

Sipas autoriteteve shëndetësore, në dy spitalet Covid janë të shtruar 216 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.