Kuriozitete 5-vjeçari telefonon policinë: Më sillni një picë se jam i uritur (dhe...

5-vjeçari telefonon policinë: Më sillni një picë se jam i uritur (dhe ata ia sjellin!)

Një fëmijë pesë vjeçar nga Florida kishte përdorur linjën emergjente 911 për të thirrur policinë dhe për të porositur një picë. “Ju lutem më sillni një picë pasi jam shumë i uritur”, i kishte porositur shërbimin e emergjencave djaloshi i cili nuk dinte si të vepronte për të ngopur barkun.

Policia menjëherë shkuan në shtëpi për të parë nëse fëmija ishte lënë vetëm apo nëse kushtet ku jetonte nuk ishin të mira.

Pasi u siguruan se djaloshit thjesht i kishte ardhur neps për picë, dhe nuk ishte kequshqyer, ata ia shpjeguan se linja 911 është vetëm për raste të jashtëzakonshme.

Por pa picë nuk mbeti.

Ata i sollën një picë të madhe dhe e shijuan së bashku.